Jeta në Shqipëri, puna me Federatën dhe dëbutimi me Kombëtaren. Silvinjo flet për gjithçka në një intervistë eskluzive të dhënë për ABC News.

Tekniku brazilian tregon se çfarë loje duhet të presim nga skuadra kuqezi, e “italianizuar” nga paraardhësit e tij në pankinë.

Pjesë nga intervista:

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita kur preku për herë të parë tokën shqiptare për të nisur aventurën në pankinën e kombëtares kuqezi. Tani, Silvinjo e ka krijuar një përshtypje për Tiranën dhe Shqipërinë, ku ndryshe nga paraardhësit e tij vendosi të qëndrojë me kohë të plotë.

“Faleminderit për ftesën. Është kënaqësi. E vërtetë. U bënë dy muaj në Tiranë dhe po zhvillojmë punën tonë. Pak punë zyre, ndjek ndeshjet, ndjek lojtarët. Që ditën e parë që fola me presidentin I thashë, që puna zhvillohet këtu dhe unë do të qëndroj në Tiranë. Jam I kënaqur, pasi që këtu nis gjithçka.”

Trajneri brazilian tregon edhe për idenë e krijuar mbi futbollistët shqiptarë, që luajnë në Europë dhe ata pjesë e Superligës.

“Po, ne kemi parë shumë futbollistë. Lojtarë të fortë teknikisht. Madje, ndonjë që kupton shumë nga futbolli. Kemi shumë lojtarë shqiptarë në Itali, Portugali, në Spanjë, Gjermani, Angli… në Turqi, gjithandej. Kam parë shumë gjëra tek ata. Sipas meje, kemi një skuadër të mirë për të provuar, për të bërë diçka shumë të bukur.” (ABC News Albania)