Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea tha në një intervistë për Euronews Albania se kontributi i shqiptarëve në Britaninë e Madhe është i padiskutueshëm.

Sipas saj, perceptimi i anglezëve të zakonshëm për shqiptarët nuk është ai që paraqitet rëndom në media.

“Kam bërë doktoraturë në Britani dhe kam jetuar gjatë aty, e njoh e deri diku mentalitetin britanik, kanë disa karakteristika të veçanta.

Nëse takon njerëz të zakonshëm, se gjen këtë lloj gjuhe ndaj mendoj se është çështje perceptimi i një klase të caktuar”, tha Gjebrea.