Në rrjet është aluduar shpesh nëse banorët e “Big Brother VIP” paguhen për qëndrimin e tyre në reality show. Këtyre aludimeve duket se ka vendosur t’i japë fund Bruno Pollogati, këngëtari i njohur i cili ishte pjesë e reality show-t në Kosovë.

Së fundmi ai ka zbuluar publikisht se cdo banor që bëhet pjesë e këtij reality show paguhet, duke e pranuar se edhe vetë ai paguhet.

“Të gjithë janë paguar, secili mban përgjegjësi për veten se çfarë kanë folur por patjetër që paguhemi, unë për vete jam paguar, por besoj të gjithë banorët janë paguar sepse je artist dhe ti lë obligimet e tua dhe familjen. Unë jam mësues muzike në një kolegj në Tiranë. Të gjithë janë paguar është e vërtetë”, tha Bruno.

Burime për “Lokimagazine” bënë të ditur pak para nisjes së “Big Brother Kosova” se pjesë e emisionit ishin premtuar shumë personazhe të njohur por pasi u zbulua nga ata se paguheshin njëri më shumë e tjetri më pak, pati një përplasje mes tyre, duke vendosur të largohen nga programi.