Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj iu përgjigj akuzave të deputetes Jorida Tabaku për mos transparencë për fondet e rindërtimit.

‘Ndihem e keqardhur që në të gjithë përgjigjen dëgjova vetëm paaftësi arrogancë e zgjedhur e pazgjedhur. Pra të mos merremi me kush ka zgjedhur dhe si ka zgjedhur. Po recitoni shifrat dhe nuk dëgjoni. Po thoni të pavërteta! Ishte e nevojshme që ndërhyrja të ishte emergjente. Ndihem e qetë për zbatimin e ligjit për procesin e rindërtimit. Kemi parashikuar një fond për 2023.- u shpreh Ibrahimaj.