Që kur Rishi Sunak mori zyrtarisht postin e lartë më 25 tetor te vitit 2022, duke u bërë kryeministri i parë i Britanisë së Madhe me origjinë aziatike dhe më i riu gjithashtu, shumë njerëz kanë qenë krejtësisht të fiksuar pas diçkaje tjetër, shkruan Habiba Katsha në një artikull të botuar në “The Huffington Post UK”.

Pothuajse të gjithë kemi opinione të forta për qeverinë, por publiku pret të shohë se si do ta udhëheqë vendin lideri i fundit i Partisë Konservatore. Megjithatë, politikat e tij nuk janë e vetmja gjë që njerëzit po diskutojnë, publiku ka një tjetër obsesion në lidhje me Rishin, gjatësinë e tij. Kryeministri i i Britanisë së Madhe është 170 cm, dhe njerëzit kanë perceptime të forta për këtë.

Gjatësia mesatare për meshkujt në Britaninë e Madhe është 178 cm, një fakt që e ka bërë gjatësinë e kryeministrit të jetë temë e bisedave. Shakatë për gjatësinë e meshkujve nuk janë të reja, por ato po kthehen në të vjetra. Nëse është e gabuar të komentosh për paraqitjen e grave, e njëjta sjellje duhet të zbatohet edhe për burrat.

Burrat vlejnë më shumë sesa gjatësia e tyre, por për fat të keq, njerëzit i kushtojnë rëndësi edhe gjatësisë së meshkujve. Një studim i kryer nga Universiteti i St Andrews në Skoci zbuloi një lidhje midis gjatësisë dhe perceptimit të mashkulloritetit. Ndërsa një studim tjetër i vitit 2005 tregoi se burrat që thanë se ishin 190 cm ose 193 cm morën rreth 60% më shumë mesazhe në faqet e takimeve sesa burrat që ishin 170 cm ose 173 cm. Por, rrjedha po ndryshon ngadalë për meshkujt e shkurtër.

Përdorimi i termit “mbret i shkurtër” u rrit gjatë sezonit të çmimeve kur çifte të famshëm si Sophie Turner dhe Joe Jonas dhe Tom Holland dhe Zendaya u shfaqën në tapetin e kuq.
Megjithëse të dyja gratë janë më të gjata se partnerët e tyre, ato nuk e kishin problem gjatësinë e tyre. Kështu që, herën tjetër kur të kritikoni Rishi Sunak, sigurohuni që të ketë lidhje me politikat e tij dhe jo me gjatësinë e tij.