Sabiani ishte një ndër personazhet kryesore edhe gjatë këtij sezoni të “Big Brother VIP”, pasi ai iu bashkua vajzës së tij , Keisit, si banor.

Megjithatë, edhe pas largimit ai nuk ka ndërmend të tëhriqet nga mesazhet që i jep asaj, teksa ditën e sotme ata komunikuan nëpërmjet telefonit. Këngëtari i ka thënë Keisit që të ketë kujdes dhe të mos afrohet me asnjë banor tjetër aty përveç Luizit, duke treguar se vazhdon të jetë kundër idesë që vajza e tij mund të krijojë një lidhje brenda shtëpisë.

“Ne të gjithë jemi shumë mirë, ti vetëm hap sytë se e kupton ti, e di ti ça nuk dua unë. Kujdes, bëj çik kujdes aty, afër Luizit aty, nuk dua të rrish me njeri tjetër.”- i tha ai.