Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarje e rëndë në Tepelenë, ku pas një konflikti të çastit burri ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, me iniciale F. N., 40 vjeçe dhe më pas ka dëmtuar veten me mjet prerës.

Burime për Panorama bëjnë me dije se gruaja është goditur në pjesën e veshkës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ku pritet të transportohet drejt Tiranës me helikopter. Ndërsa bashkëshortit i saj i cili është dhe autor i këtij krimi në familje është vetëgoditur në pjesën e qafës katër herë.

Mësohet se pavarësisht plagëve të marra në trup, 42-vjeçari ka refuzuar të marrë mjekim.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.