Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë ku një 42 vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten dhe më pas dhe veten.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.