Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve nga Ballkani, që pavarësisht kualifikimit të marrin një vizë pune. Sindikatat i tremben fluksit të fuqisë punëtore të lirë nga Ballkani.

Sipas të dhënave të Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet e Profesionit (IAB) aktualisht ka 1,98 milionë vende të lira pune në Gjermani.

Për të vepruar kundër mungesës kronike të fuqisë punëtore, qeveria gjemane planifikon të liberalizojë ligjin përkatës për migracionin e punës. Një pjesë e paketës ligjore është e ashtuquajtura “Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Qeveria parashikon dy ndryshime themelore: Nga njëra anë kjo rregullore nuk do të jetë më e kufizuar në kohë – rregulloja e deritanishme zgjat deri në fund të vitit 2023 – nga ana tjetër kontigjenti i punëtorëve nga Ballkani do të dyfishohet në 50.000 punëtorë në vit.