Vijon puna për rehabilitimin e shtresave të asfaltit në rrugën “Eduart Mano” në Lagjen Nr.13.
Punëtorët së bashku me makineritë janë duke punuar intensivisht për rehabilitimin e kësaj rruge të rëndësishme dhe të rrugicave përreth duke transformuar në këtë mënyrë jetesën e banorëve të kësaj zone.

Sot kjo njësi është kthyer në një kantier pune, ku kopshtet, shkollat, terrenet sportive dhe rrugët po bëhen sipas standardeve më të mira.