Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ka kaluar paraditen e kësaj të shtune në praninë e presidentit Bajram Begaj. Në një postim në rrjete sociale thotë se ndihet e nderuar sa herë diskuton me Begajn.

“Gjithmonë një nder të kaloj kohë me Presidentin Bajram Begaj, por veçanërisht për të ecur dhe folur së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”, shkroi Kim ndërsa publikoi fotografinë nga Liqeni Artifical i Tiranës.