Pas 13 vjetëve të publikimit në gjuhën shqipe, e përkthimit në gjuhët italiane, angleze, franceze, turke e serbo-kroate, libri “Kurban” i Edi Ramës është publikuar këto ditë në Bullgari, çka është i pari botim në alfabetin cirilik.

Përkthimi është kryer nga Zoja Kostandinova, ish-gazetare e seksionit shqip të Radio Sofjes dhe ish-diplomate e Bullgarisë në Tiranë.

Autori i kopertinës, një piktor i njohur, Stefan Kasinov, ka dashur të tregojë, identitetin artistiko-politik të Ramës nëpërmjet ngjyrave. Libri është botuar nga një prej shtëpive më të njohur bullgare, shtëpisë botues, “Colibri books”.