Një paraqitje fantastike nga Lionel Messi kulmoi ditën e madhe për Argjentinën, e cila u rikthye në fushë pas arritjes së yllit të tretë në Katar, në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires të cilët kaluan një ditë të paharrueshme duke falenderuar Lionel Scalonin dhe të gjithë lojtarët për suksesin e arritur disa muaj më parë.

Panamaja ishte e ftuara e festës së Argjentinës, në një miqësore e cila përfundoi me rezultatin 2-0 për kampionët e botës.

Festa nisi në Buenos Aires herët në mesditë dhe zgjati deri në pasdite, ku askush nuk donte të humbiste mirëseardhjen e ekipit kampion të botës tre muaj më parë në Katar. Kolapset e trafikut dhe një popull i tërë në rrugë dhe në stadium shënuan një ndeshje speciale për “albiceleste”.

Në fakt, në prag të ndeshjes, të gjithë anëtarët e skuadrës dhe i gjithë stafi stërvitor mund të shiheshin shumë të emocionuar së bashku me familjet e tyre, pa fjalë dhe me lot në sy duke parë se si një stadium i mbushur plot e përplot i falenderonte sepse kishin sjellë në gjoks një yll tjetër 36 vjet më vonë.

Në këtë ndeshje miëqësore, pjesa e parë u dominua nga Argjenitna, e cila doli në fushë me 11 lojtarët të cilët morën pjesë në finalen e Kupës së Botës. Natyrish me pak frikë për kapitenin e tyre, Messi, i cili pësoi nja dy goditje në më pak se 15 minuta, por fatmirësisht doli i padëmtuar.

Në fund, kjo miqësore përfundoi me shifrat 2-0 për Argjentinën, ku Almada dhe Messi shënuan dy golat e sfidës. Kjo ndeshje nuk ishte thjesht një miqësore e thjeshtë për ta, por një ditë feste dhe gëzimi i përhapur në të gjithë vendin dhe të cilën nuk do ta harrojnë kurrë, pasi ishte festa e asaj që ndodhi në dhjetor.