Këngëtari i njohur Luiz Ejlli, i cili është kthyer në një nga personat më të dashur brenda shtëpisë së Big Brother, edhe pse ka shprehur hapur bindjet e tij të djathta, ka vlerësuar maksimalisht kandidatin e PS-së për Shkodrën, Benet Becin.

Ai ka theksuar gjatë një bisede në shtëpi se Beci është ai që e ka ndihmuar atëherë “kur s’ia merrte mendja”, pavarësisht anësisë së tij partiake.

“Është i paparë, kur ka qenë në KESH më ka ndihmuar pavarësisht se unë them SB…”, tha ndër të tjera Ejlli, teksa i rrëfehet Kiarës.