Olsi Dado është komanduar përkohësisht si prokuror i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lajmi konfirmohet nga KLP, teksa Dado është komanduar me kërkesë të kreut të SPAK Altin Dumani.

Ai ka lënë detyrën e drejtorit në Marrëdhëniet me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

SPAK aktualisht bëhet me 18 prokuror nga 20 të parashikuar në organikë. Përveç Olsi Dados, SPAK pritet t’i shtohen dhe dy prokurorë të rinj.