‘El Clasico’ arrin ndeshjen e 253-të sonte dhe mund të jetë një përplasje që do të mbetet në histori pasi Barcelona mund të arrijë fitoren e 100-të ndaj rivalit të saj të përjetshëm. Nga 17 shkurti 1929 deri më sot, ‘Los Blancos’ kanë fituar 101 ndeshje, ‘blaugranat’ 99 dhe kanë barazuar 52 herë.

Triumfi i parë i katalanasve daton nga 9 maji 1929, më shumë se 100 vjet më parë. Ata mbizotëruan 3-1 në gjysmëfinalen e garës së Shoqatës së Futbollit të Madridit, e njohur më mirë si Kupa e Kurorëzimit. Gjatë gjithë këtyre viteve, golat kanë qenë shumë të pranishëm. Madrilenët kanë gëzuar 419 gola, ndërsa katalanasit 413. Në shtëpi, Barcelona ka fituar ‘El Clasico’ 62 herë, ndërsa Real Madrid 65 herë.

Në La Liga, të dyja skuadrat janë ndeshur gjithsej 185 herë ku Real Madridi ka fituar 77, Barcelona 73 dhe kanë barazuar në 35 ndeshje. ‘El Clasico’ i parë i kampionatit të rregullt u luajt më 17 shkurt 1929 në Les Corts dhe përfundoi me fitoren 1-2 të Real Madridit.

‘El Clasicot’ kanë shërbyer gjithashtu për të përcaktuar titujt dhe, për momentin, në këtë regjistër, fitojnë ‘los blancos’. Në finalet e Kupës së Mbretit, ose në emrat e tij të mëparshëm, dy skuadrat janë përballur në gjithsej shtatë ndeshje, në të cilat katalanasit kanë fituar 3 dhe “Los Blancos” katër.

Në Superkupë ata janë takuar deri në 16 herë, duke marrë parasysh se deri nja dy edicione më parë ka qenë një lojë e dyfishtë. Katalanasit fituan pesë ndeshje dhe dy tituj. I fundit, pikërisht janarin e kaluar dhe ishte i pari i Ksavit në pankinë. Të dyja skuadrat luajtën gjithashtu një Kupë La Liga në 1983.

Në këto 99 fitore të katalanasve, ka disa që tashmë janë pjesë e historisë, veçanërisht ato që regjistrojnë rezultate shumë të larta. Deri në nëntë raste, katalanasit kanë shënuar pesë ose më shumë gola në të njëjtën ndeshje nga madrilenëve.

E para ishte më 21 prill 1935 me 5-0 dhe e fundit më 28 tetor 2018, 5-1. Për të gjetur fitoren më të madhe të katalanasve, duhet të kthehesh në vitin ‘50, kur Barcelona mundi Real Madridin në shtëpi me rezultatin 7-2.

Më të fundit, dhe që shumica do të kujtojnë, janë: 2-6 në 2009, 5-0 në 2010 dhe 5-1 në 2018, të gjitha në Camp Nou. Në fakt, fitorja e vetme në Santiago Bernabeu ishte në vitin 1974, 0-5, me Johan Kruf në kulmin e tij.

Sonte Barcelona mund të arrijë fitoren numër 100 në “El Clasico”, e cila përveç kësaj, do të sillte një goditje Realit, për arritjen e titullit të La Ligës.