Cristiano Ronaldo si vera. Edhe pse CR7 është 38-vjeçar, sulmuesi portugez vijon të dhurojë spektakël.

Së fundmi, ai ka realizuar një gol si në kohët e vjetra. Në minutën e 77-të, Ronaldo mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi (Al Nassr-Abha/kampionat). Fundi nuk kishte si të ishte ndryshe, gjuajtje perfekte dhe rrjetë.

Në Saudi Professional League, ish-ylli i Manchester United, Juves dhe Real Madrid ka “tundur rrjetën” 9 herë në 8 ndeshje. Al Nassr renditet në vendin e dytë dhe tenton të fitojë kampionatin.