Kiara dhe Luizi kanë biseduar më njëri-tjetrin dhe së fundmi çifti ka folur lidhur me tatuazhet që ka në trup këngëtari.

Gjatë bisedës Luizi ka treguar se në trup ka emrin e ish-partneres tatuazh që e ka mbuluar pas ndarjes me të.

Duket se reagimi i Kiarës ka qenë tepër normal dhe e pashqetësuar duke i thënë: Ti e paske bërë rrugë me këto.

Kujtojmë se disa javë më parë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” këngëtari ka bërë një tjetër tatuazh ku është syri i Vëllait të Madh dhe firma e Kiarës.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ky është një tribal.

Kiara: Pse e ke bërë këtë?

Luizi: Kam patur një emër të shkruar dhe i kam rënë përsipër.

Kiara: E paske bërë rrugë me këto emrat.

Luizi: Epo kësaj nuk kam ça ti bëj unë, lazer? Kam qenë 19-20 vjeç kalama.