Linda Karçanaj drejtuesja e AKSHI-t u shpreh se 74 shërbimet e Kadastrës janë online në E-Albinia dhe se u janë kursyer qytetarëve 110 vite pritje në radhët e tmerrshme të hipotekave.

‘Të 74 shërbimet Kadastrës janë online në E-Albania. 640 mijë aplikime janë bërë vetëm në E-Albania. U janë kursyer qytetarëve 110 vite pritje në radhët e tmerrshme në dyert e hipotekave. Tani kemi një sistem te integruar që u shërben jo vetëm qytetarëve, por të gjitha institucioneve të rëndësishme.

Nuk ka nevojë të kërkosh një mik në Kadastër pasi mjafton të bësh një klik. Tani ato janë totalisht të monitorueshme. Kemi një sistem të integruar multifunksional që është në shërbim të të gjithëve. S’kemi asnjë vonesë ndërkohë që ndërveprime me të gjitha sistemet e tjera. Qytetarit do ti shkojë njoftim sa herë që ka një ndryshim.’- tha Karçanaj.