Erling Haaland ka pësuar një lëndim dhe nuk do jetë gati për kombëtaren e Norvegjisë në eliminatoret e Euro 2024. Sulmuesi i Manchester City-t pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit në FA Cup, teksa situata nuk u duk serioze. Udhëtimi i tij në grumbullim bëri që stafi mjekësor i nordikëve të niste analizat, duke treguar se sulmuesi nuk do jetë gati për Spanjën dhe Gjeorgjinë. Kështu, djaloshi i City-t do khehet në Angli për analiza më të specializuara.

“Erling e mori shumë keq kur kuptoi se nuk mund të luftonte për ekipin. Fatmirësisht ka ende mjaft vetëbesim, talent dhe kohë para me këtë grup për të fituar pikë në ndeshjet e radhës. Vazhdojmë punën për të qenë të përgatitur maksimalisht për të shtunën dhe të martën”, thotë menaxheri i kombëtares Ståle Solbakken.