Çfarë kapën kamerat e policisë gjatë sulmit ndaj Top Channel
Gazetarja investigative Anlia Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet për sulmin e kryer disa ditë më parë ndaj Top Channel.

E ftuar në emisionin “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhi, Hoxha deklaroi se kamerat e sigurisë nuk kanë punuar pasi kanë pasur defekt dhe nuk kanë mundur të kapin asnjë pamje. Hoxha shtoi se për këtë arsye, grupi hetimor ka nisur grumbullimin e pamjeve nga kamerat e bizneseve që ndodheshin pranë zonës.

“Po gjurmohen kamera sigurie të bizeneseve, të cilat kanë treguar dinamikën e makinës, që u bë publike dhe përmes një njoftimi nga policia. Por duhet theksuar se kamerat e sigurisë së policisë nuk kanë punuar. Jo vetëm atë ditë por edhe më parë se të ndodhte kjo ngjarje [pasi kanë pasur një defekt.

Ka pasur një pistë paraprake se përse autorët zgjodhën ti vënë flakën makinës në rrugë kryesore. Kjo ëhstë e pazakontë, sepse ata e dinë mirëk u ti ndjegin, zgjedhin fshatra larg Tiranës që të humbasin gjurmët. Prokuroria dyshonte se mund të kenë pasur një avari dhe problem. Është kërkuar ndihma e shumë serviseve në Shqipëri. Dyshime solli dhe se dy nga disqet e makinës ishin të reja, dyshohet se mudn të jenë vendosur para përdorimit të makinës për sulmin. Por ëhstë dhen jë kartë tjetër që policia po e përdor, bëhet fjalë për publikimin e një numri që i përket një oficeri që merrët me vrasjet në policinë e Tiranës. Ky numër ëhstë bërë publik në mënyrë që qytetarët të japin informacione me një shpërblim prej 100 mijë eurosh.”- tha Hoxha.