“Marrëveshja është e mbyllur, po punojmë me shtojcën për zbatimin e saj”, kështu tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikën e jashtme referuar dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Josep Borell tha se kjo marrëveshje do i vendosë Prishtinën dhe Beogradin në një bazë më të qendrueshme de të sigurt.

“Për sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, në 27 Shkurt patëm një mbledhje të nivelit të lart në Bruksel që e organizova unë së bashku me presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti. Ramë dakord që nuk nevojiteshin disktuime të mëtejshme për propozimin e Bashkimit Europian. Ne konsiderojmë se gjuha e kësaj marrëveshje është e mbyllur.

Kjo marrëveshje sjellë shumë shpresë për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Por një gjë është marrëveshja dhe tjetër gjë është si dhe kur zbatohet kjo marrëveshje. Ka pasur marrëveshje në të shkuarën të cilat nuk janë zbatuar ndodnjëherë. Aktualisht është rënë dakord për marrëveshjen por po punojmë për zbatimin e saj.

Ky zbatim është një shtojcë që është pjesë e vetë marrëveshjes e cila do të detyrojë palët të sigurojë dhe të kenë të njëjtin kuptim sa i takon afateve dhe modaliteteve. Kjo marrëveshje i vendos Kosovëmn dhe Serbinë, më afër në një bazë më të qëndrshme dhe siguron që dialogu do të vazhdojë me dialogin e gjithëpërfshirjes dhe do të shkojë përtej menaxhimit të krizave”, tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Josep Borell.