Arrestimi i gazetarit amerikan të “Wall Street Journal” ka nxitur sërish tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë. Evan Gershkovich u arrestua ditën e djeshme nga shërbimet sekrete ruse dhe ndodhet në paraburgim ku do të qëndrojë për dy muaj, deri në një vendim të dytë.

Presidenti Biden është pyetur nga CNN se cili është mesazhi i tij për Rusinë pas arrestimit të gazetarit të Wall Street Journal Evan Gershkovich. “Lirojeni,” tha presidenti ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë këtë mëngjes.

FSB, shërbimi rus i sigurisë, akuzoi zotin Gershkovich për mbledhjen e informacionit të klasifikuar si sekret shtetëror për një fabrikë ushtarake.

Pa dhënë prova, Rusia tha se kishte arrestuar gazetarin 31-vjeçar në qytetin Ural, Yekaterinburg, teksa ai po përpiqej të siguronte informacione sekrete. Gazeta tha se ndalimi i tij bazohej në pretendime të rreme.

Kjo është hera e parë që Biden komenton publikisht mbi këtë çështje qëkur Gershkovich u akuzua për spiunazh nga autoritetet ruse të enjten.