Ndërkohë që i gjithë kupola diplomatike e Perëndimit janë përqendruar te Samiti i nesërm i Ohrit ku do të takohet Albin Kurti me Aleksandër Vuçiç për të miratuar paktin franko-gjerman, nuk ka ndenjur Sali Berisha.

Kreu i foltores, i cili përdor më shumë Facebook-un dhe platformën tik-tok, ka zgjedhur twiter-it për një mesazh politik pët Ohrin. Një platform që përdoret kryesisht për të komunikuar me diplomat e politikanë që përdorin twitterin për qëndrime.

E në një mesazh të gjatë, Berisha ka shprehur një qëndrim kundër asocacionit të komunave, kinse duke u sjellë si nacionalist, por dardha e ka bishtin prapa.

Kjo sepse qëndrimi i Berishës, ka ardhur pak minuta pas intervistës së të dërguarit të SHBA për Ballkanin Gabriel Escobar, i cili ka folur në detaje për Asocacionin.

Escobsr tha se Asocacioni i Komunave serbe nuk do të jetë një entitet autonom. Në një intervistë për Evropa e Lirë, ai tha se Asociacioni do t’i merrte përsipër shërbimet që serbëve të Kosovës u ofrohen atyre nga Serbia dhe do t’i fuste ato nën kuadrin ligjor të Kosovës. Kështu duhet të jetë dhe kështu do të jetë, deklaroi ai.

Ndërkaq, Sali Berisha ka ndezur situatën, si për të treguar se ky opsion është kundër Kosovës.

“Të dashur miq, nesër në Ohër zhvillohet një takim shumë i rëndësishëm për Kosovën, Serbinë dhe rajonin, midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-së.

Në këtë takim parashikohet të firmoset marrëveshja franko-gjermane. Kryeministri i Kosovës deklaroi në Bruksel se ai ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen kurse presidenti i Serbisë, Vuçiç u shpreh se ai e pranon marrëveshjen, por nuk e firmos. Si pretekst ai nxori Asociacioni Etnonacionalist suprakushtetues të cilin ai e di mirë se nuk mund të pranohet.

Në të vërtetë ai po përdor si pretekst Asociacionin, por arsye kryesore që ai ndofta nesër nuk firmos është urdhri nga Kremlini. që ai të mos pranojë marrëveshjen franko-gjermane. Kjo sepse kjo marrëveshje kërkon harmonizimin e politikës së jashtme të të dy vendeve me politikën e jashtme të BE-së, ç’ka do të thotë se Serbia duhet të zbatojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Por nesër është një rast shumë i veçantë që Serbia të largohet nga ombrella ruse e cila i ka sjellë vetëm disfata dhe të rreshtohet në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Duke patur parasysh se çfarë përfaqëson Aleksandër Vuçiç dhe e shkuara e tij vështirë se ai do arrijë të marrë nesër vendimin e duhur. Megjithatë le t’i urojmë suksese takimit të Ohrit”, shkruan Berisha mesazhin e tij të gjatë në twitter. (TemA)