Belind Këlliçi, kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës për Tiranën, duket se po imiton Lulzim Bashën në fushatat e vitit 2011 dhe atë të 2121-shit. Ka larguar fare Sali Berishën, por edhe Ilir Metën nga aktivitetet elektorale, duke zhvilluar takime me qytetarët sikur të jetë kandidat i pavarur.

Nëse shikohen postimet e aktivitetet të Këlliçit në rrjetet sociale, thuajse mungon fare shefi i tij, i cili ka zhvilluar kryesisht takime në qytete të vogla si Mallakastra, Librazhdi apo Pogradeci. Ndërkaq, nuk është vetëm Këlliçi që i është larguar Berishës, por kjo ndodh edhe nga pjesëtarë të shtabit të tij, që janë njëkohësisht edhe pjesë e zyrës së shtypit të foltores.

Po të shikosh faqen e Këlliçit në Facebook, nuk arrin do të shikosh një foto të tij me Sali Berishën, me të cilin krijoi edhe të ashtuquajturin “Komision të Rithemelimit”, në të cilin ishte sa për formë në fillim kryetar e më pas u largua për t’i lënë fronin doktorit. Por edhe pse doktorin Belo e ka qejf, i druhet si djalli temjanit. Pasi natyrisht që e shikon qartazi se si Berisha, ashtu edhe bashkëkryetari tjetër i “Bashkë fitojmë”-Ilir Meta, janë dy politikanët që kanë një perceptim negative që kalon shifrën e 70%. E natyrisht me këtë situatë, ka edhe arsye Këlliçi për të vpruar kështu, sidomos edhe pas sondazheve të fundit, ku Erion Veliaj ka pasur rritje progresive në mbështetje.

Por Këlliçi nuk është i pari që i trembet Sali Berishës në fushatë. Që prej vitit 2011 Sali Berisha, nga vetë partia e tij është mbajtur larg fushatës në Tiranë, pasi është parë prej kompanive që PD ka pajtuar si një faktor që e ka alergji elektorati i Tiranës. Berisha nuk ka qenë prezent në fushatën e Bashës në 2011-n, në atë të Halim Kosovës në vitin 2015 por edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

“Faktet janë me qinda mijëra. Kushdo i ka parë. Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë. Është përgjegjësia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur këtë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike”, do të shprehej aso kohe Lulzim Basha.