Gara për titull në Bundesligë ndizet fuqishëm, kjo për meritë të Leverkusen, me “aspirinat” që thyejnë Bayern Munich 1-2 me përmbysje. B.Dortmund shijon këtë hap fals të Bayern duke u ngjitur në krye në kuotën e 53 pikëve, një më shumë se ekipi i Nagelsmann.

Në “BayArena”, ishte Kimmich ai që kaloi miqtë në avantazh me një goditje të fortë brenda zonës në minutën e 22-të. Në fraksionin e dytë, dy penallti në favor të Leverkusen sollën përmbysjen e madhe. Palacios në dy raste u tregua i saktë duke mposhtur portierin Sommer.

Një pjesë e mirë e titullit në Bundesligë do të luhet me 1 prill teksa Bayern Munjch do të pres B.Dortmund, pikërisht te kjo përballje u ndal edhe Nagelsmann pas humbjes kundër Leverkusen:

“Nuk arritëm kurrë të bënim 3-4 pasime radhazi, ishim shumë të brishtë në fushë, e merituam humbjen. Tani duhet të mposhtim B.Dortmund”, u shpreh Nagelsmann.