Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme në Top Story më lidhje me ngjarjen e 21 janarit, ku ka treguar detaje ekskluzive të pathëna më parë.

Hoxha hodhi poshtë akuzat për audiopërgjimet e 21 janarit duke thënë se i zotëron dhe se ka fakte për një gjë të tillë, por ato audio i ka dorëzuar tek shtëpia e familjarëve të Aleks Nikës, pasi sipas tij i takon atyre të vendosin nëse do ti bëjnë publike apo jo.
Një pjesë të audiopërgjimeve Hoxha e ka treguar mbrëmjen e sotme ekskluzivisht në “Top Story” vetëm për të treguar ekzistencën e tyre dhe tha se pavarësisht se pamjet e kamerave të sigurisë janë fshirë dhe audiot në sistemin e radios nuk janë ruajtur, fatmirësisht ka pasur një mënyrë tjetër ku janë gjetur përgjimet.

Në bazë të këtyre përgjimeve Hoxha ka treguar se vrasjet kanë qenë të paramenduara mirë dhe se asnjë lëvizje nuk ka qenë e rastësishme.
“Ne e nxorëm me datë 20 jo se e kishim llogaritur 21 janarin, nga ai moment ne nxorëm transkriptet dhe I vumë në dyshim nëse ekziston apo jo, është regjistruar nga radio kanali I komunikimit me një mjet Të tillë, dikush ka pasur akses te një nga audiot dhe e ka regjistruar të gjithë bisedën. Nuk është gjetur server I komunikimeve me radio ndërsa filmimet janë fshirë, regjistri i komunikimeve nuk ka komunikime, u vu në dyshim kjo gjë dhe u detyrova të publikoj disa pamje ku ishte babai i Aleks Nikës. Këtë provë vendosa ta coja te shtëpia e Aleks Nikës në formë detyrimi dhe kam ndjekur këtë histori dhe ata kanë të gjithë të drejtën e otit sepse nuk kanë autorësi dhe nuk gjendet justifikim si është kryer vrasja. Ne erdhëm te pika ku u vu në dyshim a ekziston kjo apo jo dhe u bënë dy kallëzime në SPAK. Çështja duhet ët shkoje nga prokuroria në SPAk meqë nuk është zgjidhur për 13 vite, të dyja kallëzimet u çuan në prokurori dhe mua më thirrën, vura në dispozicion provat, shkuam te shtëpia e Aleks Nikës ku kërkuan gjithashtu audion, familjarët e katër të vrarëve bënë kallëzim në SPAK dhe Dumani I tha këtë çështje duhet ta hetojë prokuroria. Pak para emisionit te kolegia milori Berisha më sulmoi mua dhe e vuri në dyshim ekzistencën e kësaj prove, nuk merrem me politikë se s’më intereson fare mua më intereson vërtetësia, vetëm familja e Aleks Nikës do e marrë vendimin nëse do e çojë apo jo audion, për të treguar se është e vërtetë solla një pjesë e do ta shfaqim tani. Vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia por me dashje.”- tha Artan Hoxha.