Kevin Jacobs, ish-fituesi i Big Brother Canada duket se do t’i bëjë një surprizë Luiz Ejllit brenda shtëpisë së BBV.

Ai ka marrë dijeni përmes rrjeteve sociale për përmendjen e emrit të tij në Tiranë, pasi Luizi zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë të martën e kaluar, duke futur në kurth Armaldon dhe Kristin e duke shkelur rregullin e lojës.

https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/9f202068b6eb7926bb39e0730d5bdf57/6414992d/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c003/okITUQgvImnCArzynfYjtBLd9qHCjhCok1cOAB/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C0&cv=1&br=3452&bt=1726&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8ZmojGC5c_vjykFKAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=NmU3Mzg5ZDM6ZzhlNmdoNEBpajR5cTo6ZmtzajMzNzczM0BfXi41NS00NS4xLTEyMS5fYSNyXmBncjRvXjZgLS1kMTZzcw%3D%3D&l=2023031710451965AAA150D917F5ACA8B7&btag=80000

Në një video në Tik Tok e tij, Kevin Jacobs ka publikuar momente nga aeroporti, dhe tregon se është nisur për në Shqipëri për një surprizë për Luiz Ejllin.

Kujtojmë që edhe ditën e enjte, gjatë paradites, mbi shtëpinë e BBV ka fluturuar një dron që mbante një foto dyshe të Luizit dhe ish fituesit të BB në Kanada. Ndërsa prej të martës, brenda BBV është përmendur shumë fakti që Luizi ka mësuar dhe po ndjek disa nga strategjitë që ka përdorur ky personazh që më pas u shpall dhe fituesi i BB në Kanada.