Kreu i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë në 16 bashkitë ku PD-së do garojë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në Bashkinë e Tiranës ku PD-ja garon me Roland Bejkon, lista kryesohet nga pedagogia Enriketa Pandelejmoni e futbollisti i Tiranës Gentian Muça.

Ditën e djeshme PS-ja e koalicioni ‘BashkjFitojmë’ zbardhën listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë.