Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se po rrit pagat, ndërsa është para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Kryeministri Edi Rama thekson se neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike ku flitet për periudhën e krijimit të qeverisë së re dhe jo me zgjedhjet lokale.

‘Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimi të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj.’- shkruan Rama.