Pasioni i madh për futbollin e riktheu sërish në stol Roy Hodgson. Anglezi i njohur pranoi rikthimin në stolin e Crystal Palace nëntë ditë më parë, duke u shndërruar në më të vjetrin në histori që drejton në Premier League. 75-vjeçari shpjegon arsyet që ndikuan të ndërpriste pensionin, ndërkohë që kërkon energji dhe entuziazëm nga lojtarët dhe tifozët.

“Pranova për të dalë në pension, kështu që për ta thënë. Njësoj siç bëjnë të gjithë. Ecja rrugëve dhe njerëzit më pyetnin nëse po e shijoja realisht pensionin… Në të njëjtën kohë, e ndjeja se nuk ndihesha aq i vjetër sa për të dalë në pension. Realisht ndihesha ashtu.

E di që jam i vjetër, e konfirmon edhe certifikata ime e lindjes, por brenda meje ndihem ndryshe. Çfarë dua? Energji dhe entuziazëm nga skuadra. Duhet të më bindin se e kanë të qartë seriozitetin e situatës ku ndodhemi. Dua një skuadër që nuk rresht kurrë së besuari”, theksoi Hodgson.