Drejtuesi i Federatës së Aeronautikës së Shqipërisë, Alket Islami tha se kjo garë organizohet çdo vit me qëllim nxitjen e sportit tek të rinjtë.

“Të rinjve u shërben shumë! Ne kemi 4 pilot të ekipit kombëtar por pritshmëria është më e madhe. Ne jemi të hapur duke bërë gara në qytete të ndryshme duam të kemi prurje të reja. Beratin e kemi shumë afër ky vend nesër do jetë i gjallëruar me sportin sepse është parashikuar një projekt shumë i madh që do jetë qendra e fluturimeve, do jetë me pedonale nga qyteti që të gjithë të kenë mundësi të ndjekin këto gara”.

Pas Beratit, gara e aeronotikës, ku pilote janë vajzat do të zhvillohet në Vlorë.

“Në këto gara ka edhe vajza gara e vajzave është shumë e fortë dhe ato konkurojnë denjësisht në Albania Open në Vlorë janë mbi 15 vajza të cilat vijnë nga gjith bota për të garuar këtë vit. Kjo do të zgjasë dy ditë garë dhe ceremonia në fund do të shpalli fituesin .Gara është kush ulet në pikën zero kush ulet elektronikisht emocioni është tek pika zero kush merr më pak centimetër ai fiton …”

Pilotët e rinjtë tregojnë emocionet e fluturimit mbi Berat.

“Kam 8 vite që merrem me garën e precizonit. Kam garuar dy herë pres tretën. Berati është qytet i bukur nga sipër duket shumë mbresëlënës .Kjo garë është tepër e bukur dhe në këtë garë duhet precesion për të kapur pikën mesazhi që garuesit përcjellin. Të rinjtë të lënë kafenenë dhe të merren me sport”.

Një tjetër garuese shprehet se “sot është ditë e bukur dhe na favorizon ajri. Ne kemi shumë vajza në grupin tonë madje dhe kampione”.

“Unë jam nga Bullgaria është hera parë që vij në Shqipëri dhe në qytetin e bukur të Beratit. Ky qytet ka njerëz shumë të mirë gjithçka është prefekte do të dëshiroja të kthehem gjithmonë këtu”.

Kampionati u zhvillua nga 17 deri më 19 mars. (report tv)