Votimi dhe numërimi elektronik për zgjedhjet vendore 2023 do të implmenetohet në Vorë, Elbasan dhe Kamëz. Vendimi u miratua ditën e sotme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi Këshilli i Ministrave miratoi fondin për të impelementuar këtë projekt pilot.

Pra, për elektorale të 14 majit nuk do të jetë vetëm Vora zonë e votimit elektronik, ashtu si në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit 2022.