Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian në lidhje me ofertën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zelensky tha se kishte bisedime produktive me udhëheqësen e komisionit, Ursula von der Leyen, dhe anëtarët e Kolegjit të Komisionit Evropian, raporton cnn.

Bisedimet treguan se të gjitha palët e kuptuan “faktin se Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe të plotë në mbrojtje kundër Rusisë”, tha presidenti ukrainas.

“Dhe për faktin se integrimi ynë i mëtejshëm duhet t’i japë energji dhe motivim popullit tonë për të luftuar pavarësisht nga çdo pengesë dhe kërcënim. Unë besoj se këtë vit, Ukraina meriton të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE”, shtoi ai.

Zelensky falënderoi Von der Leyen dhe kolegët e saj në BE për mbështetjen ushtarake, financiare dhe sociale të Ukrainës “në rrugën e integrimit”.

Kievi do të presë të premten samitin e 24-të BE-Ukrainë. Udhëheqësit evropianë planifikojnë të diskutojnë mbështetjen financiare dhe ushtarake për rezistencën ukrainase kundër agresionit rus.