Whatsapp ka lançuar disa risi për përdoruesit e Android, ndërsa ata të iPhone do duhet të presin ende.

Tani përdoruesit e Android do mund të dërgojnë deri në 100 foto apo video njëkohësisht, një rritje e konsiderueshme nga 30 që ishte më parë. Me këtë ndryshim, nuk do duhet të shpenzoni kohë të tepërt për të dërguar sasi të mëdha materialesh drejt kontakteve tuaja.

Përdoruesit e Android tani mund të vendosin emra dhe përshkrime më të gjata në bisedat në grup dhe të përfshijnë diçitura kur dërgojnë dokumente.

Këto opsione të reja vijnë dy muaj pas shtimit të avatarëve të personalizuarpër t’i përdorur si foto dhe ngjitës, njësoj si në Facebook. Për të parë këto ndryshime, duhet të përditësoni aplikacionin WhatsApp në Play Store.