Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se gabimi më i madh politik i Perëndimit ishte vendimi për dërgimin e tankeve në Ukrainë, “veçanërisht tankeve gjermane”. Sipas tij, me këtë vendim, Perëndimi e bashkoi popullin rus si askush më herët në qëndrimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë. Kështu tha Vuçiç gjatë seancës së 3 shkurtit në Kuvendin e Serbisë, ku pritet të miratohet raporti i Qeverisë serbe lidhur me dialogun me Kosovën. Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere. Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë. Gjatë seancës, Vuçiç tha gjithashtu se e respekton Rusinë, por nuk i shërben asaj. “Unë e respektoj Rusinë, por nuk i shërbej Rusisë, i shërbej Serbisë”, tha Vuçiç. Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Zyrtarët në Serbi, megjithatë, kanë përsëritur në disa raste se respektojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin e saj. Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Vuçiç: Gabimi më i madh politik i Perëndimit, tanket për Ukrainën
Bardhi dhe Sara Gjordeni, prindër për herë të parë?
Sara Gjordeni dhe Bardhi na bënë të mendojmë se do të bëhen prindër për herë të parë. Në një video përmbledhëse nga emisioni “Cherry...
Fevziu habitet me Kryemadhin: Meta ju akuzon ju se jeni peng i SPAK-ut, kurse...
Moderatori Blendi Fevziu ka mbetur jo pak i habitur nga Monika Kryemadhi sot, te cilen e kishte ftuar në emisionin “Opinion” per te...
Manja prezanton pr/ligjin: Lehtësohet procedura e cerfikimit për “Përkthyesit zyrtar”
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, prezantoi të enjten në Kuvend pr/ligjin, që i jep zgjidhje problematikës së mungesës së përkthyesit zyrtar për gjuhët e...
Manja prezanton pr/ligjin: Lehtësohet procedura e cerfikimit për “Përkthyesit zyrtar”
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, prezantoi të enjten në Kuvend pr/ligjin, që i jep zgjidhje problematikës së mungesës së përkthyesit zyrtar për gjuhët e...
“Do të doja shumë ta fitonte ajo”/Sara shpall fituesen e saj të ‘BBV3’
E ftuar sot në ‘Top Albania Radio’ ishte Sara Gjordeni, e cila analizoi dhe komentoi disa nga banorët dhe situatat e “BBV3”, zbuloi finalistët...
Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024
Dashi
Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së fundmi në familje. Keni qenë shumë agresiv dhe kjo për...
Kryemadhi thyhen heshtjen: Jam prishur me Ilir Metën
Deputetja Monika Kryemadhi thotë se nuk ka konflikt politik me Ilir Metën, por sipas saj, ky i fundit është merr këshilla të gabuara nga...
Romanca “e çmendur” e zyrtarit kosovar me 60-vjeçaren nga Shqipëria përfundoi me vjedhje dhe...
Zyrtari i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prizrenit, Elbasan Shoshaj, është përfshirë në një aferë me një 60-vjeçare shqiptare, emigrante në Itali....
Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor...
Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë së varrimit të Indrit Rrajës në Fushë-Krujë, përputhet dhe...
Kuvend/ Spiropali i përgjigjet Gjekmarkajt me fjalët e At Zef Pllumit
Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar në Kuvend me deputetin Agron Gjekmarkaj.
Spiropali i është përgjigjur Gjekmarkajt me fjalët e At Zef Pllumit duke i thënë...