Aktori Tan Brahimi duket se po thur plane me Luiz Ejllin për të manipuluar Olta Gixharin. Tani dhe Luizi gjatë një bisede në dhomën e gjumit në shtëpinë e Big Brother tha se do të përdorë një strategji për t’iu afruar Oltës.

Madje Tani tha se e ka menduar se çfarë do t’i thotë Oltës, që lojën do ta fitojë ajo. Ndërkohë Luizi e këshillon që të afrohet me Oltën përmes Armaldos.

Tani: Do t’i them që këtë Big Brother e fiton ti, le të hidhet Luizi përpjetë. Luizi: E ke myt fare. Tani: Do i them e du fort, por ka devijuar. Me këto që ka bërë nuk ka shanse. Luizi: Më tha mua “u bë Tani që të më bjerë dhe mua. Nuk pyes unë tha”.