Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 ballë goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, duke lënë të vdekur qindra persona, të plagosur me mijëra dhe të zhdukur nën rrënoja mijëra të tjerë.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë shumë video të trishta të momenteve të shpëtimit të njerëzve nga rrënojat.

Në këtë video, shihet se si një vajzë është nxjerrë nga rrënojat dhe një djalë pranë dëgjohet që mes lotëve dhe lutjeve për Allahun të falenderojë që ajo është gjallë.