Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se do të nisë shumë shpejt projekti për transformimin e Spitalit të Kardiologjisë në QSUT. Rama ka bërë me dije se do të jenë 4 salla operacioni me infrastukturë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë.

Po ashtu do të ketë terapi intensive me standarde bashkëkohore ndërsa sipërfaqja e ndërtimit do të jetë 4203 metra katror.

“Mirëmëngjes dhe me projektin që do të nisë shumë shpejt për Spitalin e Kardiokirurgjisë, i cili do t’i shtohet zinxhirit të shërbimeve të rilindura shëndetësore të QSUT, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.