Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka ironizuar deputetet e opozitës, pasi këta të fundit kanë bllokuar seancën parlamentare. Balla replikoi me deputeten Ina Zhupa dhe Albana Vokshi, të cilat thanë se nuk mund të ketë seancë në këto kushte, kur Rama nuk është i pranishëm.

Taulant Balla: Zonja kryetare, deputetja që sapo foli nuk i la imagjinatës së çdo qytetari për të kuptuar se çfarë qëllimi ka. Deputetja që sapo foli tha se këtu nuk bëhet seancë, këtu jemi ne, këtu është toke e xanun. Nuk më sqaron dot mua.

Këtu keni një problem mes vetit. Po të donit ju të bënit një nocion me debat do kishit lexuar pak nga kjo dhe do ta kishit sjellë një interpelancë si këta të tjerët. Pse? Sepse ka disa afate. Edhe sikur të kishte ardhur dje kërkesa

Kur flet Albana për injorancën, injoranca çohet nga varri.

Keni bërë një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. A mund ta votojmë?! Do ta ftoja Kuvendin që të votohet kjo kërkesë.

Kjo rregullorja thotë se interpelanca e parashikuar me kërkesë hyn e para me rendin e ditës.

Prandaj zonja kryetare do kërkoja të mbyllnim votimin për procesverbalin. Nesër ose gjatë zhvillimit të seancës të mblidhemi për kërkesën e një mocioni me debat.