Atletico Madrid barazoi 1-1 me Getafen për javën e 20-të në La Liga. Derbi i vogël i Madridit nuk nxori të fituar, me djemtë e Simeones që nuk e mbajtën dot avantazhin e Correa në minutën e 60-të. Ishte Unal që në të 83 minutë vendosi barazimin.

Me 35 pikë, Atletico mban vendin e katërt, teksa Getafe me 18 pikë është në vendin e parafundit.