Analisti Andi Bushati se mënyra e vetme për të larguar Edi Ramën është një revolucion i vërtetë si ai në 97’ kur populli sipas tij riktheu demokracinë nga një diktator si Sali Berisha.

Bushati tha në “Euroneës Albania”, se revolucioni bëhet me “kallashnikov në dorë”.

“Ose siç kemi rikthyer demokracinë në 97 nga një diktator si Sali Berisha, me kallashnikov në dorë. Rikthyem demokracinë me kallashnikov në dorë”, tha Bushati teksa replikoi me Endri Shabanin.

Sipas këtij të fundit, për të rrëzuar një qeveri duhen protesta të vazhdueshme, konstante, popullore.

“Shoqëria nuk rezonon me protestën e opozitës, është protestë e izoluar, se kjo opozitë nuk komunikon me shoqërinë, nuk e përfaqëson opozitën”, tha Shabani.