I ftuar në studion e “Tirana Live” në ABC News, analisti Skëndër Minxhozi u shpreh se vendi ynë varët shumë edhe nga ndërkombëtarët.

Ai tha se demokratët shpresojnë që nëse Berisha vjen në pushtet, amerikanët me kalimin e kohës do të bashkëpunojnë, por sipas ardhja e ish-kryeministrit në pushtet është një mision thuajse i pamundur.

“Shqipëria varet shumë nga arbitri i huaj për vendimet e saj. Demokratët i besojmë faktit që Berisha do të arrijë të vijë në pushtet me votë duke u bërë i rëndësishëm dhe fitimtar duke shpresuar më pas që gjatë rrugës amerikanët do të bashkëpunojnë.

Ti nuk mund të bëhesh relevant dhe fitimtar nëse ke këtë peshë në supe.

Është një rreth vicioz pa zgjidhje. Në momentet me të skajshme të këtij vendi, siç është 97’, gjithçka është zgjidhur me ndihmën e ndërkombëtarëve, se di mund t’ia dalë Berisha me ndërkombëtarët kundër, nuk e di”, u shpreh Minxhozi.