Nga Hauard Kurtz

SHBA ka mjaft probleme, por më i madhi mund të jetë polarizimi i ashpër, që e ka lënë çdo ngjashmëri uniteti si një kujtim të largët. Nuk ka mënyrë tjetër për ta thënë këtë gjë; vendi është në një gjendje shpirtërore të keqe që duket se s’ka fund.

Amerikanë të pakënaqur me kandidatët kryesorë presidencialë, duke argumentuar se kur duhej të ishte rrëzuar një balonë spiune kineze, dhe thellësisht pesimistë për drejtimin e Amerikës, ku nuk mungon zemërimi, frika dhe zhgënjimi.

E megjithatë, ndërkohë që ka qartësisht ankthe ekonomike, kryesisht prej inflacionit, ky është një komb që sapo ka arritur nivelin 3.4% të papunësisë, më i ulti që kur amerikanët zbritën në hënë në vitin 1969.

Një sondazh i Ëashington Post/ABC thotë se 58% e demokratëve dhe udhëheqësve demokratë do të preferonin dikë tjetër përveç Xho Bajden si kandidatin e tyre presidencial.

Ndërsa mes republikanëve dhe udhëheqësve republikanë, 49% thonë se duan dikë tjetër përveç Donald Trump si kandidatin e tyre.

Nuk ndalet aty. Rreth 56% e njerëzve të anketuar thanë se do të jenë “të zemëruar” ose “të pakënaqur” nëse Trump fiton përsëri Shtëpinë e Bardhë, dhe 62% thonë se do të ndjehen njësoj nëse Biden rizgjidhet.

Kjo më kujton një numër që doli në sondazhin e fundit të Fox Neës: 55% e demokratëve thonë se janë të pakënaqur me drejtimin e vendit.

Këtu keni Bajden, i cili miratoi triliona dollarë shpenzime për çdo gjë – nga ndryshimi i klimës në infrastrukturë – i cili zbatoi një pjesë të madhe të axhendës së majtë, dhe prapë një shumicë në partinë e tij që nuk e përkrah?

Kjo natyrisht mund të pasqyrojë shqetësime rreth moshës së Bajdenit apo dështimit për të arritur qëllime të tilla liberale si reforma policore. Por nuk është një paralajmërues i mirë për presidentin, ndërsa në të njëjtën kohë ish-presidenti po përballet me sfidues të shumtë.

Melodrama e fluturimit të balonës spiune të Kinës është një ilustrim klasik sesi të gjithë në media janë papritmas ekspertë për çdo gjë, si dhe egërsinë me të cilën demonizohet pala tjetër.

Konservatorët menjëherë kërkuan që Bajden të rrëzojë balonën, edhe pse zyrtarët e Pentagonit shpjeguan se ajo nuk përbënte rrezik për sigurnë kombëtare, por mund të dëmtonte njerëzit nëse rrëzohej mbi tokë. Kjo është arsyeja se pse presidenti u tha menjëherë gazetarëve se kishte urdhëruar goditjen e balonës të mërkurën e kaluar, por u shty nga ekspertët ushtarakë, që thanë se do të ishte më e sigurtë të pritej deri sa të arrinte mbi oqean. E djathta pastaj u zhvendos menjëherë në argumentin se Bajden priti shumë gjatë, duke e lejuar balonën të mblidhte informacione sensitive teksa fluturonte nga perëndimi në lindje.

Tani, Pentagoni kundërshton, duke thënë se e kishte bllokuar mbledhjen e mëtejshme të informacioneve sensitive balona. Në fakt, vitet e fundit ka pasur 20 deri në 30 balona spiune të Pekinit, tre prej tyre të zbuluara gjatë administratës Trump. Vetë Trump e ka deklaruar këtë si “LAJM TË RREMË!”, teksa ekipi Bajden ka ofruar të japë detaje.

Por unë do ta kritikoja administratën – dhe kjo të kujton rrëmujën e dokumenteve të klasifikuara – për fshehtësinë e saj. Nuk do ta kishim ditur gjë për balonën kineze, po të mos ishte bërë e dukshme nga 20.000 metra mbi Montana, duke bërë që TV-të lokale të lajmeve ta mbulonin atë.

Megjithatë, spektakli i gjysmës së vendit që denoncon gjysmën tjetër, dhe anasjelltas – vetëm shkoni në Tëitter – për rrezikimin e sigurisë kombëtare mbi një balonë spiune nuk është i saktë.

Dhe nëse situata do të përmbysej dhe kjo do të kishte ndodhur nën presidentin Trump, a dyshon dikush seriozisht se shumë nga debatuesit thjesht do të ndryshonin krah?

Vendi ka mjaft probleme, nga kufiri në një recesion të mundshëm. Por më i madhi mund të jetë polarizimi i ashpër, që e ka lënë çdo ngjashmëri uniteti si një kujtim të largët.

Dhe nëse një kandidat më i ri në moshë nuk shfaqet, dy sinoret elektorale do të zemërohen për katër vitet e ardhshme, duke filluar nga viti 2025, pavarësisht nëse Bajden apo Trump fiton.

Dhe kjo është, për të thënë më e pakta, shumë dëshpëruese…