Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjellë në vendin tonë mbizotërim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës deri pas mesdite kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke risjellë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare intervale me kthjellime por me reshje të izoluara dëbore do të mbeten zonat verilindore dhe juglindore.

Orët e vona të mbrëmjes do të përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar dhe për pasojë; kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen me dy gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 10°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.