Kazuyoshi Miura është një rast për t’u studiuar. 55-vjeçari japonez nuk ndalet dhe firmos një tjetër kontratë profesioniste. Këtë herë sulmuesi ka lënë Yokohama në vendlindje dhe ka kaluar në formë huazimi te Oliveirense në ligën e dytë të Portugalisë.

Për gjashtë muajt në vijim 55-vjeçari do provojë edhe njëherë të luajë në futbollin evropian, pas aventurës me Croatia Zagreb në vitet 1998-99. Në karrierën e tij, Miura ka luajtur me klube si Dinamo Zagreb, Vissel Kobe, Sydney, Suzuka dhe së fundmi me Yokohama.

Miura mban rekordin si futbollisti me moshë më të madhe që vijon të luaj, me 55-vjeçarin që ka bërë një hap të madh duke u rikthyer në futbollin evropian. Edhe pse pranë të 60-tave, sulmuesi vijon të jetë në aktivitet normal duke pasur një kontratë deri në 2024 me Yokohama, ku pritet të rikthehet pas huazimit në Portugali.