Disa shenja do të kenë disa ditë mjaft të këndshme për shkak të një kontakti mes Venusit dhe Uranit. Nëpërmjet këtij gjashtëkëndëshi të gjithë do të jenë në disponim për më shumë liri në marrëdhënie si dhe në fushën e tyre profesionale dhe njëkohësisht do të ketë nevojë për eksperienca të reja.

Është e mundur sidomos për ata që nuk janë në një lidhje të takojnë njerëz të rinj që janë krejtësisht të kundërt me ta ose nuk kanë lidhje me “idealet” e tyre, por mes tyre ka një tërheqje të fortë. Në të njëjtën kohë, është gjithashtu e mundur që njerëzit që deri më tani kanë qenë indiferentë ndaj tyre, papritmas do të interesohen.

Nga ana tjetër, shenjat e tjera do të jenë në gjendje të dallohen në fushën e tyre profesionale dhe t’u tregojnë eprorëve vlerën dhe aftësitë e tyre. Pra, kjo do t’u ofrojë atyre edhe fitime më të mira dhe logjikisht, duke parë se financat e tyre rriten do t’ua ndryshojë plotësisht edhe disponimin.