Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme pasi janë kapur duke lëvizur me armë zjarri në makinë në zonën e ish-bllokut. Në pranga kanë rënë Elis Xherahu, 39 vjeç dhe Erdit Tefhasani 31 vjeç.

Sipas informacioneve të policisë, këta persona ishin të armatosur gjatë kohës që lëviznin me makinë. Gjatë momentit që po qarkullonin me makinën e tyre në rrugën ‘Brigada 8’, Elis Xherahu dhe Erdit Tefhasani janë ndauar nga policia dhe pas kontrollit të automjetit të tyre u zbulua një armë zjarri pistoletë me 1 krehër me municion luftarak, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.