Portali i familjes Berisha, menjëherë pas tërmetit vrastar në Turqi, ka filluar bën llogaritë politike në Erdoganit, që do të përballet shumë shpejt me zgjedhjet. Dhe në këto llogari, fut në lojë edhe Edi Ramën, meqë janë edhe miq.

“Por ndërsa duket ende herët për të bërë konstatime politike, disa media ndërkombëtare kanë nisur të bëjnë llogaritë nëse kjo tragjedi do ketë ndikim në zgjedhjet e 14 majit në Turqi. Shumë media flasin për korrupsionin me lejet e ndërtimit, kontrollin e dobët mbi ndërtimet dhe te ekipet e paafta të emergjencave. Këto akuza ngjajnë të gjitha me akuzat që i adresuan kryeministrit Edi Rama gjatë tërmetit vrastar të nëntorit të vitit 2019”, shkruan portali i familjes Berisha.

Sipas tyre, Erdogan mund të humbasë zgjedhjet për shkak të tërmetit. Por në këtë rast, krahasimi me atë të Shqipërisë dhe Edi Ramës çalon.

Kjo, duke qenë se tërmeti konsiderohet si një ndër faktorët kryesorë që Rama fitoi zgjedhjet, për shkak të reagimit të shpejtë të shtetit, mbledhjes së 1 miliard euro nga BE dhe rindërtimit të mijëra shtëpive./ Marrë nga TemA