Këto janë pamjet drithëruese pas tërmetit të fuqishëm që goditi Tiranën dhe Sirinë e la mijëra njerëz nën rrënoja për shkak të lëkundjeve 7.9 ballë. Mes reshjeve të dendura të dëborës, qindra njerëz kërkonin për të afërmit të tyre mes rrënojave të ndihmuar edhe nga specialistët e kërkim-shpëtimit.

Me lot e britma, kishte edhe histori me fund të lumtur. Një rast është babai me vajzën e tij, të cilët i mbijetuan tërmetit dhe u trajtuan në spitalin Bab al-Hawa në Siri.